Dështimi në merkato, United përgatit revolucion

Dështimi në merkato, United përgatit revolucion

Pas dështimit për të firmosur me një futbollist të madh, kryesia e Manchester United është duke planifikuar ndryshime rrënjësore në klub. Sipas "The Gardian" "djajtë e kuq" po planifikojnë të emërojnë një drejtor sportive për herë të parë në historinë e tyre 140 vjeçare.

Momentalisht rolin e drejtorit sportiv po e luan drejtori ekzekutiv, Ed Woodward. Ky revolucion pritet të ndodh menjëherë pasi trajneri i United, Jose Mourinho është shprehur i pakënaqur nga merkato që zhvilluar drejtuesit këtë verë.

Mourinho dëshironte të sillte një mbrojtës të ri në "Old Trafford", por asnjëri nga Harry Maguire, Jerome Boateng, Toby AlderWeireld dhe Yerry Mina nuk gjetën gjuhën e përbashkët me drejtuesit e "djajve".

EMISIONET