Njëri prej shqiptarëve të rrahur në Serbi në gjëndje të rëndë

E përditshmja serbe “Blic” shkruan se njëri prej shqiptarëve të rrahur brutalisht në natën mes të shtunës dhe dielës në rrugën Futoshka në Novi Sad të Serbisë (7-8 tetor) është në gjendje më të rëndë. 

19 vjeçari i identifikuar me inicialet Ç.M. ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe gjakderdhje në tru. "Jemi duke bërë të pamundurën që t’ia shpëtojmë jetën” janë shprehur mjekët në qendrën klinike në Vojvodinë.

Ndërkohë djali tjetër i identifikuar me inicialet Ç. B ka lëndime në trup. 

Punonjësja e një lokali ishte dëshmitare okulare e sulmit brutal ndaj shqiptarëve, dhe sipas saj gjithçka ka ndodhi shpejt

“Unë dhe kolegu im dëgjuam britma dhe kur dolëm jashtë pamë një person duke e goditur njërin nga të rinjtë shqiptarë në kokë. Trotuari u mbulua i gjithi me gjak pasi djali përplasi kokën në pllaka”, tha dëshmitarja.

Njëri prej djemve tha se u sulmuan pasi folën shqip. 

“I thashë në gjuhën shqipe të ngutej. Dy djem që po vinin në drejtimin tona na kanë dëgjuar dhe filluan të na rrahin brutalisht. Pastaj erdhën edhe dy apo tre të tjerë”, ka rrëfyer për “Blic” G.B., njëri nga dy të rinjtë shqiptarë, të cilët u rrahën brutalisht në Novi Sad.


EMISIONET