Dëshironte të bëhej femra më e shëndoshë në botë, i prish planet vajza e vogël

Një nënë që ëndërronte të bëhej femra më e shëndoshë në botë ka zbuluar se i janë prishur planet nga foshnja e saj.

Monika Riley, nga Teksas, ka humbur rreth 90 kg për të lindur vajzën.

29-vjeçarja, e cila arriti që të shkonte në peshën e saj maksimale 317 kg duke konsumuar rreth 10.000 kalori në ditë, dëshironte që të arrinte shifrën e 453 kg.

Ajo dëshironte që të ishte aq e madhe sa të zinte shtratin.

Në misionin e saj, Monica u mbështet tek i fejuar, Sid  që e ndihmonte për të arritur peshën ideale.

Por jeta e Monikës mori kthesë kur zbuloi se ishte shtatzënë në mars të vitit të kaluar dhe u zotua që të binte në peshë për të siguruar fëmijën e saj.

Ajo humbi 90 kg deri sa lindin vajzën e saj Michelle dhe tani dëshiron që të humbasë akoma më shumë peshë.

Monika kishte dashur gjithmonë të krijonte një familje, por mendoi se shanset e saj nuk ekzistonin pasi pësoi dy abortime dhe u diagnostikua me sindromin ovarian polycystic (PCOS), një çrregullim hormonal që mund të shkaktojë shtim në peshë dhe infertilitet.

Tashmë Monika është e vendosur që ti sigurojë Michele një mënyrë jetese shumë të shëndetshme dhe të mos bëjë të njëjtat gabime që ajo ka bërë.

Por ndërkohë nuk pendohet për të kalurën e saj.


EMISIONET