Një poet ka rrëfyer sesi vdekja e babait i ndryshoi rrjedhën e jetës. Historia e Matt filloi kur babai i tij vdiq dhe i shkonte çdo ditë për ti vizituar varrin në një fshat në Sussex duke u siguruar që të vendoste aty lule çdo herë.

Por ndërkohë që vizitonte varrin e babait, ai vuri re një varri pranë tij që nuk kishte asnjë lule.

Kjo e bëri që, Matt ti blinte një buqetë me lule  çdo herë që shkonte në varreza edhe për këtë person që nuk e njihte.

Poeti vendosi lule në varrin e të panjohurit për gati 2 vite e gjysmë derisa më në fund vendosi të kërkojë se kush ishte ky person.

Kur vendosi emrin e tij në Google u surprizua.

'Gruaja nuk i vendoste lule sepse ai e vrau atë në ditën e Krishtlindjeve. Pasi vrau gruan, vrau edhe prindërit e saj. Më pas u hodh para një treni që kalonte përmes tunelit Balcombe gjatë natës së Krishtlindjeve,"-shkroi në Twitter poeti me pseudonimin Sixth Form Poet.

Si akt ndjese, ai shkoi të linte lule në varrin e gruas dhe prindërve të saj, derisa një ditë aty u shfaq dikush.

"Gjeta ku ishin varrosur dhe i çova lule në varreza. Ndërsa po qëndroja në varret e tyre duke i parë me keqardhje, një grua u shfaq pas meje. Ajo donte të dinte se kush isha dhe pse po vendosja lule për tezen dhe gjyshërit e saj,"-tha Sixth Form Poet.

Gruaja, e cila u përball me të, ishte mbesa e familjes. Dhe gjithë historia mori kthesë tjetër.

"E ftova për të dalë dhe çuditërisht ajo më tha po. Dy vite më vonë kur i kërkova të martohej me mua tha përsëri po. Tani është gruaja ime,"-përfundoi ai.


/Ora News.tv/