Kjo e shtunë është mjaft interesante në Premier League, pasi luhet derbi i Anglisë, mes Manchester United dhe Liverpool.

Në një intervistë për "Sky", sulmuesi i “The Reds”, Sadio Mane tha se Liverpooli është i gatshëm të përballet me çdo skuadër dhe se nuk i friksohet asnjë kundërshtari:

 “Nuk do të jetë e lehtë të shtunën, por siç e kam thënë edhe më parë ne mund ta mposhtim çdo ekip që na del përpara. United është një prej ekipeve më të mira në Angli, por ashtu jemi edhe ne. Është një ëndërr për çdo futbollist të luajë ndeshje të tilla. Kemi një skuadër të fortë dhe kemi respekt për ta, por nuk i frikohemi askujt. Kemi vetëbesim dhe duke parë cilësitë e ekipit, mund t’ia dalim edhe ndaj tyre”,-ka përfunduar sulmuesi senegalez.

Liverpooli renditet në vendin e tretë me 60 pikë, dy më pak se Manchester United që rënditet i dyti.

/Ora News.tv/