Inter pret Milanin këtë fundjavë, me Derbin e Madoninës që si rradhë herë në vitet e fundit ka një aromë Champions-i. Në një intervistë për "Premium Sport" sulmuesi i Interit, Antonio Candreva, ka premtuar se do të jep më shumë se maksimumin përballë kuqezijve.

Fitorja do të na ndihmonte shumë pas një periudhe të vështirë që kemi pasur dhe të përgatitemi në mënyrën më të mirë për fundin e sezonit. Shpresoj të shënoj së shpejti, do ishte mirë ta bëja në derbi për skuadrën dhe kështu të vazhdojnë për një vend në Ligën e Kampionëve. Do ishte një dhuratë për të gjithë ne dhe tifozët. Milani po kalon në një periudhë fantastike, por ata ende janë poshtë nesh dhe shpresojnë t'i mbajmë larg. Derbi është një lojë në vetvete, ndryshe nga të tjerat, por në fund të ditës vlen vetëm tre pikë. Derbi është i vështirë, por do japim 101 per qind”,-ka deklaruar Candreva.



/Ora News.tv/