Deputetja e PS, Milva Ekonomi sqaron në studion e lajmeve në RTV Ora se projektligji për naftën nuk parashikon vendosjen e ndonjë tarife. Sipas saj në kuadër të një bashkëpunimi rajonal, Shqipërisë i kërkohet krijimi i një rezerve hidrokarburesh.

Milva Ekonomi: Nuk bëhet fjalë për një tarifë apo taksë. Shqipëria ka hyrë në atë që quhet bursa e energjisë për Ballkanin Perëndimor me qendër në Vienë dhe ka disa detyrime që rrjedhin nga ky bashkëpunim rajonal që kemi. Bashkëpunim rajonal që shkon përkah BE, i cili kërkon të krijosh depozita. Kjo është kërkesa që ka ky projekt ligj, rezerva është rezerva. Ndërkohë që nuk ka asnjë tarifë apo taksë të shtuar mbi konsumatorin. Nuk bëhet fjalë për këtë gjë, por bëhet fjalë për të krijuar këtë rezervën.


/Ora News.tv/