Një deputet i përhershëm australian ka shkaktuar reagime të ashpra, kur ka etiketuar homoseksualitetin si një "prije mode", dhe duke e përshkruar një fushatë anti-ngacmim si "pro-homoseksuale".

Deputeti Bob Katter, 73 vjeç nga Queensland, pohoi gjithashtu se kurrë nuk kishte parë apo dëgjuar ndonjë person homoseksual deri në vitin 1996 kur ishte 50 vjeç.

"Në tërë jetën time deri në moshën 50 vjeç, kurrë nuk kisha parë apo dëgjuar ndonjë person homoseksual", tha politikani.

"Tani është në modë, është tamam si një trend i modës, nesër do të ketë një mënyrë tjetër", shtoi ai. "Unë thjesht nuk dua të humbas kohë për këtë temë". 

Komentet e tij u bënë gjatë një takimi në qytetin Dalby, ndërsa ai ka votuar kundër martesave të të njëjtës gjini në vitin 2017.

Katter është i njohur për komentet e tij të egra anti-LGBT që përfshijnë një akuzë se homoseksualët australianë kanë vjedhur fjalën "gay" nga burrat heteroseksual.

Ai ka bërë një deklaratë tjetër të çuditshme ku thoshte se nëse kishte homoseksualë në radhët e votuesve të tij, do të linte mandatin dhe do të kthehej në vendlindje.

Komentet e tij nuk janë të habitshme aktualisht, por australianët kanë shprehur habi në rrjetet sociale se si deputeti nuk kishte dëgjuar për homoseksualitetin për pjesën më të madhe të jetës.

/Ora News.tv/