Vetëvendosje. Nëpërmjet një njoftimi, ai ka treguar se ka hequr dorë nga të gjitha pozitat e tij në parti.

Dorëheqja e tij nga VV vjen pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës sot nuk ia miratoi Qeverisë Ahmeti një raport financiar. Kundër raportit votuan edhe shumica e asamblistëve të Vetëvendosjes.

Dorëheqja e Ahmetit nga partia paralajmërohej prej kohësh. Ahmeti konsiderohet gjerësisht të jetë më i afërt me Krahun e Molliqajt, grup ky që përbëhet prej kundërshtarëve të Albin Kurtit në VV.

Një deputet i VV’së në Kuvendin e Kosovës, kur është pyetur nga Gazeta Express për largimin e Ahmetit dhe mundësinë që ai t’i bashkohet të larguarve nga funksionet në parti më herët, nuk ka pranuar të komentojë.

Por, në kushte të anonimitetit, ai ka thënë për Express se “gjatë ditëve të ardhshme do të ketë sigurisht zhvillime të reja, për të cilat mund të flasim”.

A do të zyrtarizohet krijimi i paralajmëruar i një partie të re, prej të larguarve nga Vetëvendosje? Mbetet të shihet. /Express/

/Ora News.tv/