Deputeti i PS: Arta Marku ka kompetenca të plota për të bërë lëvizjet në Prokurori

Deputeti i PS: Arta Marku ka kompetenca të plota për të

Për deputetin e PS, Aleket Hyseni Prokurorja e Pëgjithshme e Përkoshshme, Arta Marku i ka të gjitha kompetencat për të bërë lëvizjet në radhët e organit të akuzës.

Në studion e lajmeve të Ora News, Hyseni tha se është e drejtë e një titullari institucioni që brenda kompetencave të ushtrojë detyrën.

Hyseni: Unë besoj se kushdo në këtë vend që ka minimumin e njohurive  ligjore e di shumë mirë që Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme i ka të gjitha kompetencat e veprimeve të fundit. Unë nuk pretendoj të ndalem sa të drejta janë këto vendime sepse nuk kam informacionin e duhur dhe gjykoj se është e drejtë e një titullari institucioni që brenda kompetencave që i jep ligji të ushtrojë detyrën e tij të vendimarrjes për mbarëvajtjen e punës në atë institucion.

Ai tha se Prokuroria ka qenë në një ngërç dhe jo vetëm Maku, por kushdo që do të vinte duhet ti bënde një shkundje këtij institucioni. Deputeti socialist shpjegoi ligjin që i jep të drejtë Prokurorës të bëjë shkarkimet dhe emërimet e reja.

Hyseni: Një gjë është e gjithë pranuar, edhe nga aktorët opozitarë, edhe nga mazhoranca edhe nga opinioni publik që prokuroria ka qenë në një ngërç të jashtëzakonshëm. Në këto kushte unë mendoj se çdo titullar që do të shkonte në atë institucion, jo thjesht zonja Marku do të ishte i detyruar të fillonte "shkundjen" e asaj situate. Unë do të thoja që bazuar në kompetencat që ligji i jep Prokurores së Përkohshme qoftë ligji për organizimin e Prokurorisë, i cili i referon këto kompetenca pra së pari përcakton që Prokurori i Përkohshëm i ka të gjitha kompetencat e Prokurorit në detyrë dhe këto kompetenca ushtrohen sipas dispozitave kalimtare të përcaktuara në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Po ti referohemi pastaj atij ligji është e qartë që prokurorja i ka të gjitha kompetenca për të bërë lëvizjet e duhura. Unë gjykoj nuk ka asnjë vend për të kontestuar të paktën për nga pikëpamja formale e kompetencave. Nëse individë të caktaur mund të kenë pretendime për raste të caktuara është e drejtë e tyre të ushtrojnë të drejtën ankimore, por nuk mund të diskutohet nëse i ka apo jo kompetencat. Kompetenca i ka të plota,

EMISIONET