Nga kompjuterat e parlamentit britanikë është tentuar në më shumë se 24 mijë raste të hyhet në faqet pornografike për një periudhë 6 mujore para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të kaluara.

Të dhënat zyrtare shqyrtuan kërkesat e bëra midis qershorit dhe tetorit 2017, duke zbuluar se janë bërë 24.473 përpjekje për të arritur faqet e internetit pornografike, duke arritur në 160 kërkesa në ditë nga kompjuterët që ishin të lidhur në rrjetin parlamentar.

Një kërkesë e Shoqatës së Shtypit (PA) për lirinë e informacionit (FoI) tregon se ka pasur 9,467 kërkesa nga të dyja Dhomën e Lordëve dhe të Komonuve vetëm në shtator.

Ka pasur një rënie dramatike në numrin e kërkesave për faqet pornografike, nga 113,208 përpjekje në vitin 2016, nga 213,020 në vitin paraprak. Reduktimi vjen pas një viti akuzash që kanë ndjekur Westminsterin.

Sekretari i parë i shtetit i Theresa May, Damien Green, la rolin e tij pasi një oficer i policisë në pension e akuzoi atë se ka pasur mijëra imazhe pornografike në kompjuterin e tij.

/Ora News.tv/