Një gjinaziste ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha se shkolla e saj është mbyllur për shkak të morrave. Sipas denoncimit, bëhet fjalë për shkollën Luz i Vogël.

Postimi i plotë i Berishës: 

Mesazhi trondites i nje gjimnazisteje!

Mbyllet shkolla nga morrat!

Lexoni mesazhin e saj se ku eshte katandisur arsimi sot ne regjimin e Kakistokracise. sb

Pershendetje z.Sali Berisha..

Me falni per shqetesimin,dhe per kohen qe po ju harxhoj duke lexuar kete mesazh..

Jam nje vajze,gjimnaziste ne shkollen e Luzit te Vogel..

Gjimnazi jone perballet me probleme te shumta si

1/mungesa e transportit te nxenesve, mbi 70%e nxenesve te shkolles se luzit paguajne cdo dite 2 mij lek t evjetra per transport

2:mungojn mjetet mesimore

3:mungojn pajisjet per oren e edukimit fizik

5:mungojne kompjuterat

6:ne dimer perballemi me problemin e te ftohtit ,dhe jemi detyruar te blejme rezistenca vet per ngrohje,dhe ne shumicen e tasteve kan qene jo funksionale pasi si ngren korenti..

7/problemi kryesor esht shfaq javen e fundit,,pasi erdhen disa gra te shendetesise,dhe kontrolluan nxënësit nga koka,dhe vetem me nje shikim,shumicën e nxënësve e nxorën të sëmurë ,,me semundje dhe i shiten me detyrim disa ilace..

Por kjo smjaftoi kurre, te nesermen filloi kontrolli per morra,dhe me shum se 15 vajza i nxoren me morra dhe i larguan,nga shkolla,gje qe coi edhe ne mbylljen e shkolles.

Arrit ne nje pike ku dhe mesuesit nk benin msim dhe filluan ti thonin nxenesve morrsa ose zhulsa...

Kjo eshtr shqiperia doktor

Ky eshte arsimi

Ky eshte shteti shqiptare

Qe cdo dite shpik dicka pa lidhje per te rrjepur familjet shqiptare...

Faleminderit doktor.,

Anonim ju lutem se keto te ngelin ne klase....

/Ora News.tv/