Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një aksident, që sipas tij është përfshirë sekretari i përgjithshëm i kryeministrit Rama, Engjell Agaci.

Referuar qytetarit dixhital, Berisha thotë se aksidenti ka ndodhur mbrëmë, ndërsa ka edhe viktima. Ish-kryeministri thotë se ky aksident po mbahet i fshehtë.

Denoncimi i Berishës

Mbahet i fshehte nga gjeneral Hashashi aksidenti i rende i Don Agaçios.

Ka dhe viktima. Vet ai eshte plagosur.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Doktor, mbrëmë Don Agaçio, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit ka bërë aksident me makinën e punës AA481PK Toyota, ngjarja po mbahet e fshehur nga policia, mendohet që ka patur të plagosur, përfshirë edhe vetë Don Agaçion si të plagosur!


/Ora News.tv/