Dënohet trafikanti shqiptar i heroinës në Francë, lidhje në Zvicër

Dënohet trafikanti shqiptar i heroinës në Francë, lidhje

Një tregtar 25 vjeçar shqiptar kishte shkuar në Francë në mes të shkurtit 2018. Ai jetonte me një të droguar që jetonte në Marignier, Haute-Savoie.

Kjo e fundi i dha atij një dhomë në këmbim të doza të heroinës. Rasti filloi më 25 shkurt në komunën e Ville-la-Grand.

Policët kanë arrestuar shqiptarin me 200 gram heroinë dhe 1,800 euro para të gatshme. Në momentin e ndalimit, ai ndodhej në një makinë me një shofer.

Më vonë, gjatë kontrollit të dhomës së tij në Marignier, policia zbuloi pjesën tjetër të drogës, 2180 gr heroinë.

Trafiku i tij i solli mesatarisht 1.500 euro në ditë.

Sipas policisë, i arrestuari shqiptar është pjesë e një rrjeti të gjerë që vepron në Haute-Savoie dhe me baza në Zvicër dhe Shqipëri, shkruajnë mediat franceze.

Sipas tyre, grupi përdori rrjetin lokal të personave të varur nga droga për strehim dhe transport.

Rishitësi u dënua me 30 muaj burg nga gjykata penale e Thonon-les-Bains.

Ndërkohë, përdoruesi i drogës dhe shoferi u dënuan me 18 muaj burg.

EMISIONET