Dënohet me burg nëna që adoptoi 118 fëmijë

Dënohet me burg nëna që adoptoi 118 fëmijë

Një grua 54-vjeçare në Kinë është dënuar me 20 vite burg për mashtrim.

Li Yanxia njihet si filantrope për adoptimin e 118 fëmijëve.

Ajo u shpall fajtore në Gjykatën e Wu'an në provincën Hebei të mërkurën për grabitje, mashtrim, falsifikim dhe shqetësim të rendit.

Ish-pronarja e jetimores, me nofkën "Love Mother", u gjobit gjithashtu me 388.000 dollarë.

15 bashkëpunëtorë, përfshirë edhe të dashurin e saj, u dënuan gjithashtu.

Gjykata tha se Li Yanxia kishte abuzuar duke përdorur  jetimoren.

Me anë të mashtrimeve 54-vjeçarja ka siguruar përfitime të mëdha ekonomike.

Xu Qi, i dashuri i saj, u akuzua për shqetësim të rendit, zhvatje, mashtrim dhe lëndim të qëllimshëm. Ai u dënua me 12.5 vjet burg dhe një gjobë prej 174.576 dollarë.

EMISIONET