Dënohen motrat që trafikuan me furgon drejt Britanisë 8 shqiptarë

Dënohen motrat që trafikuan me furgon drejt Britanisë 8

Dy motra britanike që u përpoqën të trafikonin drejt Britanisë së Madhe shtatë burra nga Shqipëria, janë burgosur për 11 vite burg gjithsej.

Alison dhe Fabiola Alman u ndaluan nga oficerë të Forcave Kufitare në Portsmouth kur një hetim i automjetit të tyre zbuloi pesë burra në zonën e pasme të mjetit.

 Gjatë kërkimit të automjetit, oficerët gjithashtu zbuluan dy burra në një ndarje mbi furgon.

Gjykata Mbretërore në ë Portsmouth dëgjoi se Alison i kishte marrë borxh një shumë prej 4 mijë dollarësh një tregtari droge dhe në pamundësi për t'ia kthyer, i kishte thënë se mund të fitonte duke kontrabanduar shqiptarët, duke iu thënë oficerëve se ishin familjarë të tyre.

Prokurori Keely Harvey i tha gjykatës se motra e Alisonit, Fabiola, 47 vjeç, pranoi të voziste furgonin.

Kur u ndalën nga zyrtarët, zonja Harvey tha se të dy gratë pretendonin se kishin qenë në pushime dhe nuk e dinin se burrat ishin ngjitur në mjet.

Gjithashtu, në gjykatë u tha se në mjet kishte një erë të fortë urine dhe jashtëqitjeje të padurueshme, për larjen e të cilit kompania që kishte në pronësi furgonin pagoi 3 mijë paund.

EMISIONET