Dënimi i UEFA-s, CAS mban "peng" Skënderbeun

Dënimi i UEFA-s, CAS mban "peng" Skënderbeun

Kampionët në fuqi të Superligës shqiptare, Skënderbeu është dënuar me 10 vite mospjesëmarrje në kompeticionet Europiane si dhe me një gjobë marramendëse prej 1 milion euro.

Vendim që është apeluar nga klubi korçar, i cili e ka dërguar çështjen në CAS. Por edhe pse bardhekuqtë e kanë depozituar prej kohësh këtë kërkesë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk e ka caktuar datën e shqyrtimit të kësaj kërkese.

Në një komunikatë të dalur sot në faqen zyrtare në internet të CAS, nuk ka një datë për gjyqin e Skënderbeut të paktën deri më 9 prill. Vendim disi i çuditshëm ky, duke parë edhe pretendimet e skuadrës korçare që çështja të marrë fund para mbylljes së sezonit futbollistik.

EMISIONET