Denaj: Bizneset që përsërisin shkeljet do të ndiqen penalisht

Denaj: Bizneset që përsërisin shkeljet do të ndiqen

Inspektime në biznese nuk do ketë vetëm në bregdet por edhe në qytete. Në terren tashmë ka zbritur edhe Ministrja e Financave, Anila Denaj e cila ka monitoruar grupet e hetimit tatimor në Tiranë. 

Gjatë verifikimeve janë konstatuar edhe subjekte të cilat kanë përsëritur shkeljet.

Anila Denaj: “Janë konstatuar shkelje për herë të tretë të kuponit tatimor. Në këtë rast nuk do të gjejnë shirita pasi sipas rregullave administrative përgjegjësit për mosrespektim të rregullit dhe në shkelje për herë të tretë shkojnë për ndjekje penale."

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë ndër të tjera kërkoi nga bizneset që të hapin llogari bankare në zbatim të ndryshimeve të bëra në ligj.

Anila Denaj: "Obligon të gjithë tatim paguesit, qoftë i biznesit të vogël, qoftë tatim paguesi i regjistruar për tatimin e vlerës së shtuar, të gjithë OJF-të që duhet të kenë llogari bankare dhe të gjithë personat juridikë që kanë qarkullim të çdo lloj madhësie."

Rreth 2 javë më parë kryeministri Edi Rama ka prezantuar drejtoren e re të Tatimeve ku ka theksuar se së fundmi është shënuar një rënie e ndjeshme e lëshimit të kuponave tatimorë.

EMISIONET