Ousmane Dembele është dëmtuar sërisht. 

Fitorja me përmbysje që Barcelona arriti në "Anoeta" përballë Real Sociedad duket se nuk ka kaluar pa pasoja.

Francezi i cili u ble nga katalanasit për shifrën rekord prej 110 milionë eurosh, duket se ka pësuar një tjetër dëmtim, dhe sipas mjekëve të skuadrës do ta lë 21 vjeçarin 1 muaj jashtë fushave të blerta.

/Ora News.tv/