Dëmtimet "sakatojnë" Barcelonën, Dembele, Messi e Suarez përfundojnë në infermieri

Dëmtimet "sakatojnë" Barcelonën, Dembele, Messi e

Sikur të mos mjaftonte humbja në ndeshjen e parë të edicionit të ri në La Liga, trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde i duhet të bëj plane edhe pa 3 lojtarët më të mirë në dispozicion.

Dëmtimi i Lionel Messit kushtëzoi teknikun katalanas për të rreshtuar treshen Griezmann-Suarez-Dembele në majën e sulmit ndaj Athletic Bilbao, çka solli pasojat e saj. Përveç humbjes, 1-0 ndaj baskëve, Barcelona u përballë edhe me dëmtime të Suarez e Dembele.

Uruguajanit i duhet të qëndrojë jashtë fushe për 4 takime, ndërsa francezi ka pësuar kontraktim të muskujve, çka do të thotë një mungesë prej 5 javësh. E me sulmin në infermieri, Valverdes i duhet të arnojë fazën e avancuar. Griezmann është i vetmi sulmues i deklaruar tashmë në ekip, të cilit i duhet të mbajë mbi kurriz të gjithë barrën e repartit.
 
Në favor të Barcelonës është fakti se në 5 javët e ardhshme ka teste të lehta përpara, ku i duhet të sfidojë, Real Betis, Osasunën, Valencian, Granadën dhe Villarealin.

EMISIONET