Dëmtimet ndalin sërisht Vidal-in, rrëzikon seriozisht sezonin

Dëmtimet ndalin sërisht Vidal-in, rrëzikon seriozisht sezonin

Nuk kanë të mbaruar problemet fizike për mesfushorin kilian të Bayern Munich, Arturo Vidal.

Vetëm një ditë pas fitores 5-1 me Borusia Munchengladbah, mesfushori energjik i skuadrës bavareze ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes së kontrollit mes titullarëve dhe ekipit rezervë.

30 vjeçarit iu desh të mbështetej te Riberi dhe Toni Tapalovic, trajner i portierëve, për t’u ngjitur në një makinë golfi, duke braktisur fushën.

Fytyra e Vidalit të linte përshtypje aspak të mira, sepse bëhet fjalë për të njëjtin dëmtim që e detyroi të braktiste fushën në ndeshjen e 3 prillit me Sevilla në Champions League.

Pritet ekzaminimet për të sqaruar shkallën e dëmtimit dhe kohën që i duhet futbollistit për të qenë gati nën urdhrat e Jupp Heynckes.

EMISIONET