Demiraj: Çfarë di për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ku pati debat Tahiri-Ajazi

Demiraj: Çfarë di për mbledhjen e Këshillit të

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj i ftuar në “360 Gradë” në Ora News thotë se kryeministri Rama është informuar në vijimësi nga Shërbimi Informativ Shtetëror në lidhje me situatën e kanabisit në vend, por nuk e ka pranuar asnjëherë. Teksa flet për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për këtë çështje, ai shprehet se qeveria është informuar edhe me detaje, tonelatat dhe zonat ku ishte kultivuar kanabis.

Demiraj: Kryeministri Rama është informuar në mënyrë të vazhdueshme me detaje për kanabizimin e vendit dhe nuk e ka pranuar.

Më lejo të të rikujtoj një kërkesë që ka bërë ish-Presidenti Nishani për atë që është diskutuar në prezencë të tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku drejtori i SHISH i deklaron të gjithë pjesëmarrësve aty dhe bën një debat me ish-ministrin Tahiri, ku është zbardhur. Unë di më tepër se sa kaq, por ne kemi certifikatë sigurie.

Sigurisht që ka qenë e informuar, madje me detaje, me sasira, me tona, me zona. Kjo është lehtësisht është e provueshme.

Doda: Ore nuk bëje dot fushatë se thoshin njerëzit a më mbron arën e mbjellë.

Demiraj: Nuk ka proces vettingu, nuk ka pastrim të Shqipërisë me persona të inkriminuar.

Shihni deklaratën në video në minutën 1:56:50

/Ora News.tv/


EMISIONET