Demi Lovato shtrohet urgjent në spital, dyshohet për overdoze heroine
Këngëtarja e njohur Demi Lovato është shtruar me urgjencë në spital pasi dyshohet se ka marrë overdozë heroine.
Mësohet se stafi mjekësor ka gjetur Demin në gjëndje të pavetëdijshme në një shtëpi në Hollydood Hills.
Dyshohet se këngëtarja ka marrë mbizodë heroinë shkruan TMZ dhe se ajo është trajtuar me Narcan, një ilac i cili përdoret në trajtimet emergjente të përdorimit të mbidozës.
Të hënën në mbrëmje Demi po festonte ditëlindjen e një shoqeje dhe kishte postuar foto me miqtë e saj në instagram.
Ajo është dërguar menjëherë në një spital në L.A . Burimet e TMZ thonë se Demi është transportuar me ambulancë vetëm pak para mesditës të martën dhe aktualisht është duke u trajtuar. Nuk dihet gjëndja shëndetësore e saj