Demi Lovato do dalë nga spitali këtë javë pas mbidozës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2018, 09:34
Këngëtarja Demi Lovato më në fund do të dalë nga spitali.
Ylli i muzikës, e cila thuhet se për pak vdiq nga mbidoza e drogës javën e kaluar, sipas TMZ do dalë nga spitali këtë javë.
Ndërsa shoqëria e 25-vjeçares ka paralajmëruar se nëse Demi nuk rehabilitohet mund të vdesë.
Këngëtarja ka qenë nën mbikëqyrje mjekësore për më shumë se një javë.
Ajo ëshët shtruar në spitalin Cedars-Sinai në Los Angeles ndërsa raportohet se ka ethe dhe temperaturë të lartë.