Demi Lovato anulon koncertet pas mbidozës

Demi Lovato anulon koncertet pas mbidozës

Demi Lovato ka anulluar datat e mbetura nga turneu i saj Tell Me You Love Me, që do mbaheshin në gjashtë qytete në të gjithë Amerikën e Jugut.

"Për fat të keq, Demi Lovato ka anuluar datat e saj të ardhshme të Tell Me You Love Me në Amerikën e Jugut, pasi po përqëndrohet në rimëkëmbjen e saj,"-tha Live Nation në një deklaratë për Variety.

Lovato u shtrua në spital në korrik për shkak të mbidozës, pas 6 vitesh rezistencë ndaj drogës.

Ajo kaloi disa javë në spitalin e Cedars-Sinai në Los Anxhelos duke u rikuperuar.  Ish ylli i Dinesy shkoi një post në Instagram të dielën duke i falenderuar të gjithë për mbështejten.

Lovato ishte planifikuar të performonte në Kili, Argjentinë dhe Brazil duke filluar nga 14 Nëntori, por fansat mund të kthejnë biletat pas anulimit të turneut.

EMISIONET