Dëmi 54 mln USD në rrugën Tiranë-Elbasan, arrestohen edhe dy ish-zyrtarë të ARRSH

Dëmi 54 mln USD në rrugën Tiranë-Elbasan, arrestohen edhe dy

Të tjerë ish-zyrtarë të ARRSH-së kanë rënë në prangat e policisë lidhur me padinë e Gjiknurit në prokurori për abuzime me rrugën Tiranë-Elbasan.

Uniformat blu kanë arrestuar pasditen e  sotme shtetasin  Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan dhe  Albens Alite, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.

Për të njëjtën çështje, Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot masën e sigurisë "arrest me burg" për ish-kreun e ARRSH-së Dashamir Xhika për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës", kryer veçmas dhe në bashkëpunim me persona të tjerë.

Xhika dhe dy ish-zyrtarët akuzohen se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të kontratave per ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet kap vlerën e 53 milionë e 983 dollarë ndërsa është konstatuar edhe shkelje e disiplinën financiare në vlerën e 16 milionë e 177 dollarë.

Që prej inaugurimit Rruga Tiranë-Elbasan ka shfaqur një sërë problematikash.

EMISIONET