Ousmane Dembele duket se ka lënë pas dëmtimin që e la jashtë fushave të lojës që prej 14 janarit.

Francezi i cili u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Real Sociedad në Estadio de Anoeta, është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës për të kryer seancën stërvitore.

20 vjeçari pësoi një "thyerje fibrillar të semitendinosus të kofshës së majtë" që duhej ta mbante atë jashtë fushave të vlerta për rreth tre muaj, kështu që kthimi i tij kaq shpejt ka qenë një surprizë e këndshme për stafindhe shokët e tij të grupit.

Dembele u përshëndet nga grupi me duartrokitje, dhe pritet që të jetë në urdhërat e Valverde për ndeshjen e Champions League kundër Chelsea.

/Ora News.tv/