Demalia: Qeveria duhet të kishte rënë, por nuk ka opozitë

Demalia: Qeveria duhet të kishte rënë, por nuk ka opozitë

Klasa politike është shkaktarë për situatën ku sot është Shqipëria. Kështu u shpreh analisti Ilir Demalia, i cili tha në studion e lajmeve të Ora News se qeveria duhet të ishte rrëzuar, por nuk ka opozitë. Ai vlerësoi rolin e medias kur tha se është një hap përpara politikës.

Demalia: Modelet që pjellim ne janë modelet më të këqija dhe ne si popull pajtohemi me të keqen. Unë mendoj që në këtë situatë që jemi dhe me ngjarjet e fundit dhe me dy ministrat e Brendshëm, unë mendoj se kjo qeveri duhet të kishte rënë, por nuk ka një opozitë. Atëherë media ka për detyrë të luajë një rol shumë të madh dhe në këtë rast mund të them që media ndryshe nga ajo që percepton Rama që i thotë kazan, unë mendoj që media me të mirat dhe të këqijat është një hap përpara politikës. Pra Rama dhe kjo qeveri duhet të kishte rënë dhe duhet të bjerë sa më shpejt, e di nuk do të vijë ndonjë mrekulli, por një rotacion do të sjellë ndoshta diçka më të mirë.

Demalia edhe pse nuk u shpreh shumë optimist për Europën dhe se rruga e Shqipërisë është Europa.

Demalia: Unë nuk jam shumë optimist me Europën. Megjithatë rruga jonë është Europa. Këto janë negociatat dhe Turqia në mos gaboj ka që në 2002 me këto negociata dhe Turqia ka shkuar mbrapsht. Unë mendoj që nëse do ta ketë një goditje Edi Rama do ta ketë duke e bllokuar një moment, sepse ky do ta përdori nëse do të marrë negociatat dhe do të bëhet më i fuqishëm. Brenda, tani për tani nuk ka rrezik. Në këtë lojë të ndyrë politike ai është lojtari që i shkatërron këta të gjithë shumë lehtë. Nuk mund të jetë rastësi që dy ministra në një kohë kaq të shkurtër  të dalin të lidhur me drogën. Pra konfliktet në PS sot janë konflikte bandash për tregjet e drogës, nuk janë konflikte të moralit politik. As Tahiri dhe as Xhafaj! Kanë një të përbashkët, Ramën.  

EMISIONET