Për analistin, Ilir Demalia qetësimi i situatës politike në Shqipëri bëhet për të fituar kohë, me qëllim për të bërë pazaret e radhës.

Në një lidhje me skype për RTV Ora, Demalia u shpreh se kjo klasë politike nuk mund të sjellë zgjidhjen e krizës politike.

Ilir Demalia: Ndodhitë e deritanishme unë i lexoj si asgjë të re nga fronti i rrethit vicioz i politikës shqiptare. E them këtë sepse duhet të pyesim çfarë ka ndryshuar në thelb. Është e vërtetë që ka një farë qetësie në këtë moment. Por kjo nuk është një qetësi që po krijohet një politike në funksion të shtetit, në funksion të institucioneve. Kjo është një qetësi për të fituar kohë dhe për të bërë pazaret e radhës dhe për të vazhduar sundimin e kësaj politike, që është shkaktare e krizës. Unë nuk di, në një vend mund të ketë një krizë, por një krizë politike permanente për 30 vjet që ka shoqëruar klasën politike shqiptare, këto aktorë të sjellin zgjidhjen e krizës mua më duket absurde.

/Ora News.tv/