Demalia: Qesharake që në 30 vite sillemi në këtë rreth vicizios për datën e Çlirimit

Demalia: Qesharake që në 30 vite sillemi në këtë rreth

Ilir Demalia në një lidhje për Ora News, tha se për qytetarët shqiptarë nuk ka asnjë rëndësi nëse Data e Çlirimit është më 28 apo 29 nëntor, ndërsa klasa politike e ka përdorur këtë datë për të "treguar" ndryshimin midis të majtës dhe të djathtës.

Demalia: Në Shqipëri nuk ka të majtë dhe të djathtë sepse në Shqipëri nuk ka establishment, për të krijuar idenë e ndryshimit sepse për të gjitha gjërat e tjera këta bien dakord si për qëndrimin ndaj luftës, si për qëndrimin ndaj pronës dhe çështjeve të tjera.

Askush nuk e di se kur ka ikur gjermani i fundit. Gjermanë ka pasur edhe pas 29-s dhe me marrëveshjen e kapitullimit të gjermanëve, armatimet ju lanë partizanëve.

Është qesharake që në 30 vite sillemi në këtë rreth vicizios, që e përdor politika për të mbajtur injorancën nën sundim dhe për ta përdorur atë si fuqi klanesh politike për interesat e tyre.


EMISIONET