Demalia: Parlamenti poshtë nivelit kaubojs, opozita të djegë mandatet e këshilltarëve bashkiakë

Demalia: Parlamenti poshtë nivelit kaubojs, opozita të djegë

Analisti, Ilir Demalia, mbështet tezën e kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, për të vijuar aksionin e opozitës me djegien e mandateve të këshilltarëve bashkiakë.

Në një lidhje me skype nga SHBA për Rtv Ora, Demalia u shpreh: "Jam dakord me atë që ka thënë Dash Shehu, meqë i kanë hyrë kësaj rruge, të krijohet një kolaps total, të japin dhe dorëheqjen nga Bashkitë".

Në përgjigje të tij, ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi i cili ishte i ftuar në studion e lajmeve, tha se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë hap pas hapi.

Bumçi: Patjetër çdo hap në kohën e tij. Përsa kohë e bëmë këtë për parlamentin, pushtetet e tjera janë dytësore. Hapat do të merren në momentin e duhur.

Analisti Demalia në një koment të tij pas protestës së opozitës, tha se qeverisja e kryeministrit Rama ka mbaruar dhe çdo zgjatje do të agravojë më tej situatën.

Demalia: Edi Rama ka mbaruar, sado ta zgjasë do të krijojë një gjendje më agravuese, më të rënduar të shtetit, më të rrënuar të institucioneve. Tempulli i demokracisë parlamentare është kthyer në një tempull krimi. Qeveria është një qeveri arrogante, autoritariste, e lidhur dhe e kapur me oligarkinë e krimit dhe pastrimin e parasë së krimit me të cilën rri në pushtet. Të gjitha janë të qarta dhe nuk ka nevojë ta themi e thanë gjermanët, amerikanët. E themi ne, janë shqiptarët që do të vendosin për fatin e tyre. Si do të dilet nga kjo gjendje? Shteti ka rënë, institucionet kanë rënë. Nuk kemi de facto parlament, kemi një parlament me disa arnime të tipit Hajdari. Po zbret më poshtë se niveli kaubojs.

EMISIONET