Ilir Demalia në një lidhje për Ora News, e konsideroi madhështore protestën e sotme të opozitës, ndërsa shtoi se kryeministri duhet të jetë i pari që duhet të ketë frikë nga drejtësia.

Demalia: Kjo ishte një nga pjesëmarrjet më të mëdha në historinë e komunizmit. Unë jam i zhgënjyer nga gjithë klasa politike që lejon Edi Ramën të sillet në këtë mënyrë. Pushtetarët shqiptarë që vijnë në pushtet nuk kanë frikë të ndëshkohen. Është një sistem i tërë i korruptuar nga kjo politikë. 

I pari që duhet të ketë frikë para drejtësisë është Edi Rama. Atij po i dalin përditë. Ai nuk mund t'i fshihet më. 

/Ora News.tv/