Demalia: Gjendja është alarmante, shkojmë nga qelbësira në qelbësirë

Demalia: Gjendja është alarmante, shkojmë nga qelbësira

Ilir Demalia në një lidhje për skype në "360 Gradë" në Ora News, tha se gjendja ku ndodhet Shqipëria është e rëndë dhe fajtor për këtë nuk është përgjegjës vetëm Edi Rama, por e gjithë shoqëria që është kompromentuar.

Pjesë nga debati: 

Zheji: Më thuaj nga babëzia apo nga padia është ky arkivol ekonomik që projektohet për 15-20 vitet e ardhshme.

Demalia: Unë them edhe më shumë, nga babëzia, padija dhe poshtërsia e qeveritarëve që kemi pasur, sidomos gjatë këtij tranzicioni. Nuk është e vështirë për të kuptuar situatën që ndodhemi ne sot. Problemi është fare i thjeshtë. Ne kemi dështuar edhe si klasë ekonomistësh, si politikanë. Kjo gjendje nuk është vetëm e Edi Ramës. Edi Rama ka një mijë poshtërsira. 

Nga qelbësira shkojmë në qelbësirë. Të gjithë janë të kompromentuar me regjimet shtetare politike. Kanë kompromentuar jo vetëm sistemin, por edhe sistemin e edukimit. Çfarë studentësh ka prodhuar shkolla ku jep mësim Civici, që nxjerr studentë si Xhisiela që është bërë qendra e botës. 

Këtë gjendje nuk e ka bërë as Rama vetëm, as Berisha vetëm. E kanë bërë të gjithë bashkë. Problemi është i formave dhe i mënyrës. Ndoshta edhe Civici nuk ka çfarë të bëjë, por ka fajin e vet. Tani kemi ra të gjithë në një pikë ku pranojmë dështimin e shtetit. Gjendja është alarmante dhe duhet forcë që të pritet kjo nyje gardiane.  

Ti ke kryetarin e grupit të PS-së që udhëton me chartera me grupe kriminale. Si mund të qëndrojë në detyrë. Në një vend normal e kapin dhe mund ta hedhin në kazane plehrash. 


EMISIONET