Një ish milioner kanadez dy herë i dënuar për vrasje, është dënuar edhe për një krim të tretë, atë të vrasjes së babait të tij.

Fillimisht vdekja e Wayne Millard ishte cilësuar vetëvrasje, por më pas u zbulua se kishim të bënim me një krim.

Dellen Millard qau kur dëgjoi gjyqtarin ta shpallte fajtor.

Millard tashmë po kryen dy dënime me burgim të përjetshëm për vrasjet e Laura Babcock dhe Tim Bosma.

Ai trashëgoi pasurinë familjare pasi babai i tij u gjet i qëlluar në kokë.

Vdekja e vitit 2012 fillimisht u raportua si një vetëvrasje, por të hënën një gjykatës i Gjykatës së Lartë të Ontarios e shpalli atë fajtor për vrasjen e të atit.

Krimi ishte shënuar ndërsa viktima po flinte.

Millard i kishte thënë policisë se babai i tij ishte në depresion dhe alkoolist.

"Ai kishte një trishtim të madh por kurrë nuk deshi ta ndante atë me mua", tha ai një ditë pasi vdiq babai i tij.

Por punonjësit e MillardAir, kompania e aviacionit të familjes, thanë se kishte pasur tensione mes Millard dhe babait të tij, sipas një hetimi të CBC.

Gjashtë muaj më vonë, nga zhdukja e Tim Bosma filloi një zinxhir hetimesh që përfundimisht çuan në dënimin me burg përjetë të Millard për tri vrasje.

/Ora News.tv/