"Deliart Association" ka patentën e "Miss Globe"

"Deliart Association" ka patentën e "Miss Globe"

Kompeticioni ndërkombëtar Miss Globe këtë vit do të rikthehet në Shqipëri si patentë e Deliart Association. Pas suksesit vitin e kaluar në Kanada, rreth 30 drejtorë ndërkombëtarë zgjodhën Shqipërinë si vend organizator për këtë spektakël bukurie. Producenti Petri Bozo pohoi faktin që vendi ynë ka qënë gjithmonë surprizë për pjesëmarrësit.

Konkurentët nga e gjithë bota do të mbërrijnë në Tiranë më 13 nëntor ndërsa ka nisur edhe sesioni fotografik për kalendarin e Miss Shqipëria, tashmë një traditë 15 vjeçare.

Ekskluzivitetin e kësaj patente në Kosovë e ka fituar Agnesa Vuthaj ndërsa dy bukuroshet shqiptare pjesë e Miss Globe 2016 janë Miss Shqipëria 2016 Kristiana Skura dhe përfaqësuesja e Kosovës Bleranda.

Edhe këtë vit nuk do të mungojnë turet nëpër qytetet kryesore shqiptare por nuk do të mungojë as riviera italiane. Nata finale e miss Globe do të organizohet në datën 25 nëntor.

/Oranews.tv/

EMISIONET