Televizioni i Real Madrid ka publikuar mbrëmë pamjet e para nga dhomat e zhveshjeve të skuadrës madrulene, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj PSG-së.

Të gjithë futbollistët dukeshin shumë të entuziazmuar që kishin kaluar një pengesë aspak të lehtë, duke filluar nga Ronaldo, i cili nuk ngurroi të takonte të gjithë shokët e skuadrës me radhë, ashtu siç bëri edhe Ramos pak më vonë.

Në fund, në dhomat e zhveshjeve hyri edhe Zidan, i cili i takoi një nga një lojtarët e tij, duke u ndalur pak çaste më shumë te Lukas Vazkez, autor i asistit për golin e Ronaldos që bëri më të thjeshtë kualifikimin.



/Ora News.tv/