Krimi në Durrës, Akuza: Nipi qëlloi gjyshen 13 herë me thikë

I vetëm, i braktisur nga familja dhe miqtë, 21 vjecari Redmond Gruda doli me pranga në duart para gjykatës së Durrësit, ku u njoh me masën e sigurisë dhe akuzat për vrasjen e gjyshës 81 vjeçare, Floresha Shkurti.

Në sallën e gjyqit, ai shfaqi pendesë, ndërsa deklaroi se nuk donte ta vriste gjyshen, por situata i doli nga kontrolli.

Kur u pyet për motivin, Ai heshti dhe uli kokën duke mos dhënë asnjë shpjegim para trupës gjyqsore

Por burime pranë grupit hetimor i thanë gazetarit të Ora Neës në Durrës, ai e qëlloi gjyshen pasi ajo refuzoi ti jepte para, me të cilat 21 vjeçari, i njohur si përdorues droge dyshohet se do të blente hashash.

Prokurori Pali Decolli, tha në gjykatë se 21 vjecari e kishte qëlluar të paktën 13 herë me thikë tyë moshuarën.

Ekspertiza mjekoligjore, konfimoi plagë e prerje në pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në qafë dhe kokë.

Mbi këto prova shkencoren dhe dëshminë gjatë marrjes në pyetje në Polici, ku Redmond Gruda kishte pranuar vrasjen ai kërkoi masën e sigurisë, arrest me burg, që u miratua nga gjyqtarja Aida Kaja.

Krimi ndodhi mesditën e së enjtes në apartamentin, ku 21 vjeçari dhe nënën e tij jetonin bashkë me gjyshen që pas vdekjes së babait, vite më parë.

I riu tentoi të manipulojë ngjarjen, por gjithçka u zbulua dhe tashmë 21 vjecari do të përballet me akuzën e krimit në familje dhe rrezikon deri në burgim të përjetshëm.

Redmond Gruda rezulton i dënuar dy herë të tjera, herën e parë kur ishte vetëm 11 vjeç.


EMISIONET