Del nga shtrati lumi Vjosë në Novoselë, evakuohen 17 familje

Prurjet e shumta nga reshjet e shiut ka bërë që lumi Vjosë në Novoselë të dalë nga shtrati.

Si pasoje rrezikohen nga permbytja fshatrat Bishan dhe Fitore.

Ndërkohë pas përfundimit të mbledhjes së Shtabit të Emergjencave,  FA dhe policia e Rendit kanë evakuuar 17 familje në Novoselë.
Ministria e Mbrojtjes thotë se për evakuimin e familjeve janë angazhuar  mbi 100 efektive te Shkolles se Trupes ne Bunavi dhe te batalionit te Poshnjes ne Berat si dhe 5 mjete te tonazhit te rende nga Komanda Mbeshtetese.

Në fshatin Ferras janë evakuuar 2 familje. 

Ne total në qarqet Fier dhe Vlorë nga FA janë agazhuar 150 efektivë dhe 15 mjete për evakuimin e personave dhe te bagetive

Sipas Qendres se Bashkuar Operacioale ne ora 13 pritet qe prurjet te jene maksimale nga lumi Vjose ne Novosele

Ora 10:00 Situata problematike edhe në Selenicë

Situatë paraqitet  emergjente edhe  në Selenicë, ku 50 ha tokë janë nën ujë.  Vjosa ka dale nga shtrati në zonën e njohur si 'Bishti i Malit' në aksin nacional Vlorë -Selenicë. Ndërkohë janë të bllokuar fshatrat Velsh, Bashaj, Matogjin

Ora 10:10 Përmbytjet në Novoselë, banorët: Na kanë lajmëruar që mbrëmë por nuk kemi ku të shklojmë

Leli: Banorët të jenë në gatishmëri, të largohen nga zonat e rrezikuara

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ishte i pranishëm në Urën e Mifolit në Novoselë ku pa nga afër situatën nga përmbytjet. Ai i bëri thirrje të gjithë banorëve që të jenë gatishmëri dhe të largohen nga zonat që preken nga rreziku i përmbytjeve.

Leli: Jemi në urën e Mifolit në zonën e Novoselës, situata pas reshjeve të djeshme kanë filluar të agravohet. Janë përmbytur shtëpitë e para që prek dalja nga shtrati. Shtëpitë janë evakuuar që dje. Ne kemi qenë me Shtabin e Emergjencave gjatë gjithë natës.

Forcat e policisë me megafon lajmëron banorët që të tërhiqen nga banesat e tyre sidomos në zonat më të rrezikshme.

Niveli i Vjosës në Urën e Vjetër nuk ka kaluar si në dhjetor, megjithatë priten prurje. I bëj apel banorëve që të rrisin gatishmërinë, të ngjisin moblijet nga katet e para në katet më lart, të largojnë gjënë e gjallë nga zonat që përmbyten.

Jemi duke marrë të gjitha masat për të gjitha komunitetin, por e rëndësishme është rritja e gatishmërisë dhe zhvendosja e banorëve nga zonat e rrezikuar.

Nga njoftimet që kemi precipitimi i situatës ka qenë më i shpejtë se në dhjetor. Reshjet e kësaj herë janë në zonën e jugut të Shqipërisë.




EMISIONET