Zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor 2019.

Pak minuta pasi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi doli nga presidenca, zyra e shtypit e këtij institucioni njoftoi vendimin e presidentit.

"Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j
Neni 1
Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Dekreti mban numrin 10928 dhe u firmos më 5 nëntor 2018.

Takimi me kryetarin e parlamentit

Presidenca njofton se "Presidenti Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Gjithashtu, Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm dhe me integritet për këtë pozicion të rëndësishëm."

Vendimi i kreut të shtetit ka ardhur pas konultimeve të javës së shkuar me kryetarët e grupeve parlamentare, ku socialistët parashtruan dy data  23 ose 30 qershor.

Ndërkohë, në vend ekziston një situatë e ndezur politike, ku edhe pse opozita ka deklaruar se do të marrë pjesë në zgjedhje por duek shtuar se nuk mund të ketë votime me edi ramën kryeministër dhe pa shkëputur lidhjet e qeverisë me krimin

Nga ana tjetër dhe reforma zgjedhore ka mbetur në ngërc ku palët nuk kanë zhvilluar asnjë mbledhje të komisionit të posaçëm për ndryshimin e kodit. Sa i përlet kandidatëve, opozita me gjasë do të dalë me emra të përbashkët. Një gjë e tillë është pranuar pak kohë më parë nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.



/Ora News.tv/