Deklaratë e NASA-s për fundin e botës

Deklaratë e NASA-s për fundin e botës

Data 23 shtator ishte parashikuar si fundi i botës nga shumë teoricienë të krishterë, të cilët besojnë se një planet mistik X i quajtur ndryshe si Nibiru, do të godiste tokën.

Ata besojnë se planeti 10 herë më i madh se Toka, orbiton diellin çdo 3,600 vjet.

David Meade, një numerolog dhe autor i një libri për këtë çështje, ka pohuar se ardhja e Nibiru do të zhvendosë shtyllat e Tokës, duke shkaktuar shpërthime vullkanike, tërmete dhe tsuname të fuqishëm për shkak të forcës gravitacione të madhe.

Nëse planeti në fjalë po i afrohet Tokës, atëherë mënyra më e mirë për ta parë atë drejtpërdrejt është Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) i NASA.

ISS është sateliti më i madh i bërë nga njeriu aktualisht në orbitë, dhe ofron pamje që të lë pa frymë për mrekullitë e hapësirës.

Atij i duhen 90 minuta për të orbituar Tokën, duke përfunduar pothuajse 15 udhëtime çdo 24 orë.

Sidoqoftë ka shumë pak gjasa që Planet X të shfaqet në transmetimin e drejtpërdrejtë – thjesht sepse nuk ekziston.

Ekzistenca e Nibiru është debatuar vazhdimisht nga agjencia amerikane e hapësirës, ​​duke e quajtur atë një mashtrim të përpunuar në internet.

"Njerëz të ndryshëm po. Parashikojnë se bota do të përfundojë më 23 shtator kur një planet tjetër bie ndesh me Tokën," tha NASA në një deklaratë.

"Planeti në fjalë, Niburu, nuk ekziston, kështu që nuk ka përplasje".

"Nibiru dhe tregime të tjera rreth planetëve të tillë janë një mashtrim në internet. Nuk ka bazë faktike për këto pretendime”, thotë më tej deklarata.

"Nëse Nibiru ose Planet X është i vërtetë dhe u drejtua për një takim me Tokën në 2012, astronomët do ta kishin ndjekur atë për të paktën dekadën e kaluar dhe do të ishte e dukshme deri tani me sy të lirë", shpjegoi NASA.

"Natyrisht, nuk ekziston”, thuhet më tej.

/Ora News.tv/

 

 

EMISIONET