Në Divjakë, një operacion i forcave speciale të policisë duket se ka shkuar keq. I nisur si një përpjekje për të arrestuar dy vrasës, që dyshohej se fshiheshin në një nga shtëpitë e fshatit Rremas, ai për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi, pasi një burrë është plagosur në kokë ndërsa ndodhej në dhomën e tij të gjumit. 

Policia tha se kishte dyshime se në atë shtëpi ishin strehuar dy të kërkuar, por nuk shpjegoi dot rrethanat e plagosjes së burrit. Kjo mbetet për tu qartësuar e hetuar, pasi operacionet kundër një vrasësi s’mund të përfundojnë me të tjera viktima. Po ashtu duhet hetuar edhe pretendimi i banorëve për sjelljen e policëve gjëtë operacionit. 

Por ishte shokues reagimi i një deputeti të Lushnjes, z.Myslim Murrizi. Në 10 rreshta tekst, kishte përmenduar 5 herë fjalën banditë, terroristë, kriminelë.
Banditë me uniformë, terroristë me uniformë… ka shumë mllef kundër policëve, atyre që në atë orë të herët të mëngjesit nuk ishin aty për të gjuajtur për bretkosa, por për të kapur dy vrasës(paçka rezultateve të operacionit). 

Një ligjvënësi nuk i tolerohet, pavarësisht pozicionit politik, që policët, ata që janë më të shumtë në radhët e viktimave se kriminelët, ti quajë banditë, kriminelë e terroristëe. 

Në Divjakë nuk u ndërmor një operacin ndëshkimor, për çfarëdo arsye, që të justifikojë këtë gjuhë, aq më shumë nga një deputet.


/Ora News.tv/