Pedagogu Arlind Qori i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se të dyja palëve politike u intereson zgjidhja e krizës politike.

Pjesë nga debati: 

Qori: Unë do i rikthehem krizës së thellë sistemit politik. Si është mbajtur ky sistem në këmbë deri më tani? Është mbajtur nga dy a tre parti që tërheqin litarët.  Çfarë la ndodhur ditët e fundit? Partitë e opozitës kanë vënë pistoletën në kokën e tyre dhe kanë thënë; ne po kërcënojmë me vetëvrasje politike. Po ramë ne, do bini edhe ju. Sepse po ramë ne, përballë do të jetë mbarë populli. Të dyja palëve u intereson ta zgjidhin krizën. Edhe Ramës në këto kushte. I intereson ta sjellë opozitën në Parlament. Nëse opozita ka dhënë dorëheqjen nga mandatet përfundimisht, atëherë opozita mund të ritërhiqet në Parlament vetëm me zgjedhjet e parakohshme. 

/Ora News.tv/