E ardhmja e ish- mesfushorit serb Dejan Stankoviç është në politikë.

Pas karrierës së suksesshme si futbollist, ku u aktivizua me skuadra si  Crvena Zvezda, Lazio dhe Inter, me këta të fundit që ishte pjesë e fitores së tripletës së famshme në vitin 2010, Stankoviç është shumë pranë zyrtarizimit si ministër i sporteve në Serbi.

Siç raportohet nga gazeta serbe "Srpski Telegraf", sipas të cilës emërimi mund të bëhet në kontekstin e riorganizimit të pritur të qeverisë të kryesuar nga kryeministria Ana Brnabiç. Stankoviç është aktualisht këshilltar i presidentit të UEFA-s Aleksandër Ceferin.

Dikasteri i Sportit është mes atyre që, sipas mediave të Beogradit, mund të preken nga riorganizimi i pritshëm.

Ministri i tanishëm, Vanja Udoviçiç, nga ana e tij është një ish-kampion në disiplinën e notit.

/Ora News.tv/