Dejan Lovren "shpërthen" ndaj aktivistëve rus

Dejan Lovren "shpërthen" ndaj aktivistëve rus

15 korriku nuk do të shqitet lehtë nga mendja e mbrojtësit kroat, Dejan Lovren, pasi pasditën e asaj date mund ta shikonte veten duke u kurorëzuar Kampion Bote.

Megjithatë, 29 vjeçari i Liverpool, nuk ka kritikuar shokët e skuadrës për këtë humbje, por anëtarët e grupit aktivist rus "Pussy Riot" për hyrjen në fushë gjatë ndeshjes finale të Kupës së Botës me Francën.

"Unë me të vërtetë isha i çmendur, sepse ne ishim duke sulmuar në atë moment. Ne ishim duke luajtur futboll të mirë dhe pastaj erdhi një ndërprerje. E kapa djalin dhe dëshirova që ta mund ta largoja nga stadiumi".-deklaroi Lovren.

Katër aktivist janë burgosur për 15 ditë nga një gjykatë në Moskë për veprimet e tyre gjatë finales së madhe të Kupës së Botës.



EMISIONET