Dëgjesa e dytë për teatrin, Veliaj: Kemi ulur tonet!

Dëgjesa e dytë për teatrin, Veliaj: Kemi ulur tonet!

Bashkia  e Tiranës ka organizuar sot dëgjesën e dytë me arkitektët dhe  urbanistët për të diskutuar mbi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar dhe  rivitalizimin e zonës përreth  tij. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj në fjalën hapëse  vlerësoi si tepër pozitive dëgjesën e parë me aktorët, ndërsa theksoi se  ajo shërbeu për të shpejguar konceptin mbi idenë e zhvillimit të kësaj  hapësire në një godinë moderne dhe të denjë për  një institucion kryesor të artit dhe kulturës në vend.

Veliaj: Kemi marrë një propozim për të zhvilluar të gjithë atë zonë në një bashkëpunim pronarët kufitarë të pronës së bashkisë dhe të pronës së teatrit. Po flasim për një arkitekt yll që ka vënë gjurmën e vet dhe firmën e vet në disa nga ndërtimet më të mira në botë, unë besoj që këtu nuk ka nevojë për koment. Por pse po ndodh tani?!

Siç e kërkon legjislacioni shqiptar, siç ka ndodhur me aeroportin, me priamidën, parlamentin dhe të tjerat, ligji kërkon që një procedurë e vecantë të caktojë një palë negociatore që ta shqyrtojë këtë kërkesë dhe të japë një mendim. Kështu që këtu nuk bëhet fjalë për të vendosur për projektin, apo për të prishur teatrin. Këtu bëhet fjalë për të folur dhe për të hapur një negociatë ku bashkia, me institucionet e tjera dhe komunitetin e artistëve të jetë pala që e merr në shqyrtim. Pra sot jemi në këtë fazë.

Falenderimi i parë shkon për komunitetin e artistëve. Ne kemi pasur një komunikim shumë intensiv dhe pas dëgjesës më vjen mirë që konstatoj disa gjëra. Së pari që kemi ulur tonet dhe të arrijmë të kuptojmë që kjo tavolinë dhe tavolina e para tre ditësh përfaqëson ajkën e këtij qyteti.

Ajo që zbulova nga dëgjesa është që kishtë shumë më shumë konsensus sesa e mendoja. Mbizotëron ideja që patjetër duhet të kemi një teatër të ri, por si do ta kemi dhe në cfarë parametrash. Këto janë detaje që janë pjesë e një negocimi.

Kryebashkiaku bëri të ditur se seria e dëgjesave do të vazhdojnë dhe me grupet e tjera të interesit.

EMISIONET