Emina Cunmulaj ka vetëm pak ditë që është bërë nënë për herë të dytë dhe ka patur mbështetjen e familjes për kujdesin që duhet të ketë.

Në një postim në Instagram, ku ka pozuar me motrën e madhe dhe vajzën e saj, ka shprehur mirënjohjen e saj.

"Mëngjes në krevat për motrën e madhe. Kush ka motra, ka tan botën. Me teze Pepin dhe Ella Faria. Faleminderit Pepi Cunmulaj që ke qenë gjithmonë aty kur më je dashur më shumë, nuk e di cfarë do të bëja pa ty. Ti më jep dashuri dhe mbështetjen që më mungon nga nëna dhe kjo është dhurata më e madhe. Të dua motër", shkruajti modelja shqiptare.

Tags