Deda-Qorit: Pse nuk kërkoni largimin e kryeministrit?

Deda-Qorit: Pse nuk kërkoni largimin e kryeministrit?

Aktori Jul Deda i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, pyeti pedagogun Arlind Qori, si një nga drejtuesit e Lëvizjes për Universitetin se pse nuk kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Pjesë nga debati: 

Qori: Cili është strumbullari i këtyre politikave? Kryeministri dora vet.

Deda: Pse nuk kërkoni dorëheqjen e kryeministrit?

Qori: Unë e kërkoj. Punë e madhe pse e kërkoj unë. Pyet ata mijëra studentë.

Deda: Nëse ti thua që kryeministri është strumbullari i këtyre politikave pse nuk kërkoni dorëheqjen e kryeministrit. Sepse këtu shoh problem aty brenda tek qarqet e caktuara. Nëse nuk kërkon dorëheqjen e kryeministrit kjo do të thotë se ti je dakord me politikat e tij, është kaq e thjeshtë.

Qori: Kryeministri nuk rrëzohet duke thënë poshtë kryeministri. Ky është budallallëk.

Malo: Lëvizja për Universitetin ka pesë vjet që bën të njëjtën lojë.

Qori: Unë jam që kjo qeveri të bjerë, që ky parlament të bjerë. Protesta nuk ka një komandant të përgjithshëm.


EMISIONET