Ambientalisti Sazan Guri i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora teksa u pyet nëse do votonte në 30 qershor, refuzoi të jepte një përgjigje të prerë.

Kjo solli reagimin e aktorit Julian Deda, i cili e pyeti nëse do shkonte të votonte apo në plazh.  

Pjesë nga biseda: 

Julian Deda: Nuk e kuptova....

Sazan Guriz: Nuk e kuptove? Kuptoje vetë pra... Kur kemi të bëjmë me një korrupsion kaq të theksuar....

Julian Deda: Shkurt do shkosh në plazh apo do votosh?

Sazan Guri: Pse nuk e kupton ti këtë? Është shumë e thjeshtë.

Julian Deda: Nuk do votosh.

Sazan Guri: Po patjetër që nuk votohet në këtë rast. 

Julian Deda:  Po ose nuk e thua troç. Ne e themi. 

Sazan Guri: Po unë nuk e shoh bardh e zi, sepse, pse do rrimë një orë ne këtu në emision.


/Ora News.tv/