Aktori i humorit, Jul Deda i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, e cilësoi si kamikaz drejtorin e Teatrit Kombëtar, ndërsa u kundërshtua nga regjisori Laert Vasili.

Deda: Çfarë bën drejtori i teatrit? Është kamikaz. E bën biletën 3 mijë lekë dhe gjatë javës e bën 1500 lekë.

Vasili: Drejtori i Teatrit Kombëtar nuk është kamikaz. Ka marrë një trupë pa bërë asnjë produksion.

Deda: E ke gabim.

Vasili: Aktorët e Teatrit Kombëtar janë me kontrata. Ka sjellë trupa të reja. E ka marrë Teatrin Kombëtar me 1-2 premiera në vit dhe e ka çuar në 6. Unë mbroj punën e Teatrit Kombëtar.

Deda: Nëse je aty është tjetër gjë. A e meriton të kesh biletën 1500 lekë. Ky e bën për të shkatërruar Teatrin dhe për ta shembur.

 

 

/Ora News.tv/