Dëbora, në 10 akse rrugore qarkullohet me zinxhirë

Dëbora, në 10 akse rrugore qarkullohet me zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije situatën më të fundit nga gjendja në akset rrugore në vend.

Më konkretisht, ARRSH sqaron se në

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë gjithë natës kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:

- Qafë Mali-Fierzë

- Ura e Cerenecit-Steblevë

- Qafë Bualli-Krastë

- Trebisht-Doganë

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir

- Kuben-Vasije

- Peshkopi-Qafë Draje

- Peshkopi-Ushtelencë

- Domaj-Draj Rec

- Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.

- Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë - Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)

- Rruga Lunik –Steblevë

- Krujë-Sarisalltik

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.

EMISIONET